Gjatë vizitës në Kosovë, Jens Stoltenberg u shpreh i shqetësuar me ndikimin rus në rajon dhe retorikën e ndarjes, veçanërisht nga Rusia

Gjatë vizitës në Kosovë, Jens Stoltenberg u shpreh i shqetësuar me ndikimin rus në rajon dhe retorikën e ndarjes, veçanërisht nga Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  prej dje e  deri më 22 nëntor, do të qëndrojë për vizita në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fillimisht ka vizituar Bosnje-Hercegovinën, sot ka qëndruar në  Kosovë, pastaj pritet të vizitojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jens Stoltengerg, sot është takuar dhe ka biseduar me kryetaren,  Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Ai gjithashtu ka vizituar  kampin Nothing Hill të KFOR-it. Me këtë rast z. Stoltenberg ka biseduar  me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin e Turqisë,  Ulutash. Gjatë kësaj vizite, sekretari  i Përgjithshëm i NATO-s, ka biseduar edhe me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade, Hammershtain. Gjatë qëndrimit në vendin tonë,   Stoltenberg është shprehur i shqetësuar për ndikimin rus në rajon dhe retorikën e ndarjes, veçanërisht nga Rusia. Në vend të kërcënimeve për të rrezikuar stabilitetin dhe për të minuar reformat, të gjithë liderët duhet të punojnë për unitet dhe përparim. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në këtë rajon. Ju e dini se jemi të angazhuar për vite me radhë sepse shteti juaj ka rëndësi për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj po thellojmë bashkëpunimin tonë, dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik”, tha Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …