Albin Kurti, ka shkruar se në Rashkë po bëhet riorganizimi paramilitar dhe terrorist i Millan Radoiçiqit, por mohon Zllatan Elek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se në Rashkë të Serbisë po ngjan riorganizimi paramilitar dhe terrorist i Millan Radoiçiqit, duke shtuar se zyrtarë të Listës Serbe kanë zhvilluar atje takim mobilizues për të mbështetur Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandër Vuçiq. Kurti ka theksuar se “ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore”. Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i ri i Listës Serbe, Zllatan Elek. Ai e ka quajtur qesharak këtë deklaratë  të Kurtit,  dhe ka mohuar se ka zhvilluar takime të tilla. E mohoj plotësisht dhe nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Milan Radoiçiq me Listën Serbe, ka thënë Elek duke nënvizuar nuk jam në dijeni rreth takimeve të këtilla dhe deklarimeve të Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …