Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë qëndrimit në Prishtinë ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, ka bërë që të rritet prania e KFOR-it me ushtarë shtesë. Në një konferencë për medie së bashku me kryetaren, Vjosa Osmani, Stoltenbergu ka folur edhe për propozimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në shtator pamë një ndezje të dhunës në veri të Kosovës që ngriti shqetësime që një konflikt me i madh mund të filloj. Sulmet e tilla të dhunshme janë të papranueshme ata që janë përgjegjës të mbajnë përgjegjësi. NATO ka marr hapa, duke shtuar numrin e ushtarëve në 1000, furnizimi me armë e kështu më radhë. NATO e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe i mirëpres propozimin e fundit për formimin e Asociacionit dhe ky do të ishte një hap kyç drejt marrëdhënieve dhe drejt paqes në rajon”, ka thënë shefi i NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …