Përmbyllën punimet “Ndërtimi Odës-Ilegales të UÇK-së, në Plluzhinë

Përmbyllën punimet “Ndërtimi Odës-Ilegales të UÇK-së, në Plluzhinë

Drejtori Ekzekutiv Imer Hakaj përmbylli sot procedurat finale lidhur me realizimin e projektit “Ekzekutimi i punimeve-Ndërtimi i Odës-Ilegales të UÇK-së” në fshatin Plluzhinë të Komunës Skenderajt në vlerë prej 48,823.00€ (dyzet e tetë mijë e tetëqind e njëzet e tre euro) sipas kontratës.

Ky investim nga ana e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale është realizuar me qëllim të promovimit të së kaluarës sonë të lavdishme e që lidhet specifikisht me veprimet e hershme të ilegalitetit të Ushtrisë Çlirimtare Kosovare por kjo odë ka shërbyer edhe si vendtakim për organizime të rëndësishme të UÇK-së gjatë luftës.

Ne mbesim të përkushtuar në vazhdimin e punës në projektimin, ndërtimin, restaurimin dhe menaxhimin e memorialeve me qëllim të promovimit dhe memorizimit të së kaluarës sonë të lavdishme, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …