Sekretari për organizim në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas djegies së dy zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ai e ka cilësuar si fatkeqësi këtë rast, derisa ka kërkuar që sa më parë, duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj? Betim Gjoshi ka shtuar se kjo ngjarje nuk është rastësi e vogël, derisa ka përmendur që ndodhi një ditë pas intervistimit të ministres Albulena Haxhiu nga prokuroria. Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, tha Gjoshi përmes një postimi të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …