Në Gjykatën Speciale, në Hagë, dje ka filluar paraqitjen e tij, dëshmitari i mbrojtjes, luftëtari i lirisë dhe ish i burgosuri politik, Zijadin Hoxha, nga Prishtina. Pyetjet për këtë dëshmitar i ka parashtruar avokati i Pjetër Shalës përmes avokatit, Zhan Lui Zhilissen. Dëshmitari Zijadin Hoxha, ka treguar se në vitin 1981 ishte burgosur politik dhe i ka mbajtur 9 vjet burg në burgjet e Jugosllavisë. Ai tha se deri në prag të luftës ka jetuar në Gjermani pasi që në vitin 1993 ishte larguar nga Kosova, sepse regjimi serb kërkonte për ta arrestuar sërish. Në Gjermani dhe e kam fituar azilin politik, Dëshmitari Hoxha tha se me 22 ose 23 prill të vitit 1999 ka ardhur në Shqipëri për t’u mobilizuar në UÇK. I pyetur se sa varre sheh në një video të prezantuar, dëshmitari Hoxha tha se janë katër varre të reja. Më 1 qershor janë varrosur tre dëshmorë, me dy qershor është varrosur edhe një dëshmor. Katër dëshmor brenda dy ditëve i kemi varrosur, dy ditë më vonë është edhe një varr, është edhe një varrim tjetër”, tha dëshmitari Hoxha. Gjatë paraqitjen së tij, dëshmitari Zijadin Hoxha ka thënë se me Jakup Krasniqin kanë qenë në burg bashkë si të burgosur politikë në ish-regjimin jugosllav, por mohoi ta ketë parë në uzinë, në vitin 1999. Me Jakup Krasniqin kam qenë pothuajse tre vite bashkë në burgun e Novi Sadit, ka saktësuar, mes tjerash Zijadin Hoxha. (Fragmente nga dëshmitë, në Analiza)
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …