Avionët luftarakë izraelitë bombarduar një shkollë në veri të Rripit të Gazës ku qëndronin palestinezët e zhvendosur ndërsa raportohet se ka shumë të vrarë dhe të plagosur, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan shkollën “Hafsa” në rajonin Al-Faluja në perëndim të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, në të cilën qëndronin palestinezë të zhvendosur. Në sulm kanë humbur jetën shumë palestinezë, përfshirë në mesin e tyre fëmijë dhe gra. Forcat izraelite goditën gjithashtu të paktën 9 shtëpi në Beit Lahia në veri të Gazës. Në se sulme ka shumë të vrarë dhe të plagosur. Izraeli ka vendosur në objektiv kullat e komunikimit në Gaza, ndërkohë që është ndërprerë plotësisht komunikimi në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …