Avokati, Xhevdet Smakqi, ka reaguar ndaj djegies se disa zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës. Shpërthimin e zjarrit në këtë institut ai e ka lidhur me marrjen në pyetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga prokuroria për rastin e Astrit Deharit, i cili ndërroi jetë në mënyrë të mistershme në qelinë e paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor të vitit 2016. Ai ka shkruar se zhdukja e mostrave të rastit Dehari dhe djegia e IML-së në mandatin e Qeverisë Kurti nuk duken “rastësi”. Pse pikërisht në këtë moment qoftë dhe aksident i zjarrit. Instituti i Mjekësisë Ligjore si Agjenci është në varësinë e udhëqjes se Ministres se Drejtësisë, Albulena Haxhiut. Dëmet nga djegia e dokumenteve labaoratorike ne IML te rasteve nen hetime dhe atyre qe nuk janë zbardhur dëmtojnë shumë punën e Prokurorisë se Shtetit dhe arritjes se Drejtësisë se Kosovës për ti identifikuar kryesit dhe mbrojtur viktimat e krimit palët e dëmtuara. Prandaj zhdukja e mostrave te rastit Dehari dhe djegia e IML-se si dy “rastësi” ne mandatin e Qeverise Kurti nuk mund te jenë rastësi”, ka shkruar avokati Xhevdet Smakiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …