Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e KPF-së në komunën e Vitisë

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të rregullt. Në fillim të këtij takimi kryesuesi Bekim Azizi, i ka njoftuar anëtarët e KPF-së rreth vlerësimit të ligjshmërisë për dokumentet e fundit,  të cilat kanë kaluar fillimisht nga ky komitet pastaj në Kuvendin Komunal të Vitisë, duke njoftuar se jo të gjitha aktet e miratuara janë vlerësuar nga organet përkatëse dhe po presin edhe vlerësimin e akteve të mbetura. Fillimi i kësaj mbledhje është karakterizuar me pyetje dhe kërkesa të ndryshme nga anëtarët e KPF-së për të cilët kryesisht përgjigje kanë marrë nga zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.  Anëtarët e KPF-së kërkuan që të shqyrtohet mundësia që dita e diel të jetë ditë pushimi për veprimtaritë biznesore, të bëhet vendosja e ndriçimit publik në disa lagje të mbetura si në lagjen Zuka-Pozheran, të shikohen mundësitë që transportet publike të kenë një itinerar më të shpeshtë në veçanti për nxënësit  por edhe disa kërkesa të tjera. Gjatë këtij takimi pas shqyrtimit më shumicë votash u votua  për  propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin për pronat e paluajtshme për vitin 2024. U bë me dije se me këtë propozim vendim kryesisht  pritet të ketë ulje të tatimeve për shtëpitë familjare në viset rurale, por se kjo do të thotë se komuna do të këtë më pak të hyra. Ndërkaq më pas u dhanë edhe dy informata një nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit rreth procesit të legalizimit në komunën e Vitisë si dhe një informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për planin operativ për mbjelljet vjeshtore për vitin 2023-2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …