Njoftim për të gjithë  qytetarët e komunës së Malishevës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nisur përgatitjet për të realizuar Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave dhe në kuadër të përgatitjeve kanë filluar me fushatën për informimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar. Pjesë e rëndësishme e fushatës për informimin e qytetarëve janë edhe ngjarjet dhe aktivitetet e parapara në terren, komuna e vendbanime, ku planifikohet të organizohet takim me qytetarë, në sallën e Kuvendit të Komunës në Malishevë.

AGJENDA:

  • Rëndësia e Regjistrimit të Popullsisë për opinionin publik

  • Komunikimi (Fushata e Informimit dhe Sensibilizimit)

  • Metodologjia e Regjistrimit

  • GIS (Sistemi Informues Gjeografik)

Pjesëmarrësit në panel: Bajrush Qevani (ASK), Valdete Navakazi (ASK), Idriz Shala (ASK)

Data: 24 nëntor (e premte)

Koha: 13:00

Vendi: Salla e  Kuvendit të Komunës – Malishevë

Kontrolloni gjithashtu

Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me …