leoni

epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Kryeministri Albin Kurti, kërkon urgjentisht nga KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, që zyrtarisht të marrin masa ndaj kërcënimeve serbe

Kryeministri,  Albin Kurti, kërkon nga KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, që zyrtarisht përmes një raporti, të marrin masa ndaj kërcënimeve serbe, dhe t’ia atribuojnë zyrtarisht Serbisë aktin e agresionit dhe krimin ndaj Kosovës.  Ai shprehe  me frikë se Milan Radoiçiq po riorganizon grupin për një sulm tjetër terrorist, andaj sipas tij  KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet t’ ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit”. Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia vazhdon të kërcënojë sigurinë e Kosovës. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”. Pak ditë më parë, Albin Kurti  duke rrahur gjoks kishte thënë se shtatë policë të Kosovës e kanë mposhtur bandën e Radojës, tani shpreh panik e frikë dhe mendon se KFOR-i EUELEXI, (të cilit dikur ia rrotullonte automjetet), si dhe BE-ja duhet t i besojnë Albinit dhe të veprojë sikur urdhëron ai. Ky naivitet dhe kjo sëkëlldi e Albin Kurtit në radhë të parë e ka bazën në fillimin e krijimit të Asociacionit, të cilin e ka pranuar pasi e di fare mirë se përderisa NATO shton numrin e pjesëtarëve dhe zgjeron rezolutën 1244, Serbisë nuk ia mban të hyjë në aventura. Përkundrazi, Vuçiq është pajtuar për rritjen e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …