Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e ka pranuar kërkesën e dhjetë deputetëve të PDK-së për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të datës 11 korrik për caktimin e seancës plenare të 13 korrikut nga ana e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. Kushtetuesja ka konstatuar se s’është subjekt për trajtim në pajtim me Kushtetutën. Seanca e kacafytjeve erdhi si pasojë e konfrontimit të mes ministrave, deputetëve të pushtetit dhe atyre të PDK-së. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar vendimin në rastin KO 160/23 me parashtrues Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të parashtruar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata, njëzëri, ka vendosur që të deklarojë kërkesën e papranueshme për shqyrtim në merita sepse e njëjta nuk është materie në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …