leoni

Kongresi i Manastirit i vitit 1908

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 115 vjet më parë në Kongresin e Manastirit

Dita e sotme e para 115 viteve, 22 nëntori i vitit 1908 shënon një ngjarje dhe një të arritur të madhe të kombit shqiptar pasi atë ditë përmbylli punimet Kongresi i Manastirit, i cili kishte filluar  14 nëntor të atij viti.  Aty morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në atë  Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.  Në parin ishte pranuar alfabeti i propozuar nga Gjergj Fishta.  Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi. Motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres. Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë. Për shqiptarët e Maqedonisë kjo është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …