Fatmir Limaj ka fituar garën pa kundër-kandidat në zgjedhjet e brendshme të Nismës. Nga 529 delegatë të pranishëm, 502 votuan që Limaj të jetë kryetar i partisë. Pas ri-zgjedhjes në krye të subjektit që e themeloi, Limaj ka shigjetuar kritika ndaj Qeverisë, për të cilën ka thënë se duhet të largohet. “Ajo që duhet urgjent në Kosovë është largimi i mashtruesve nga pushteti. Sot në Kosovë si askund në botë mashtrimi vazhdon të qeverisë”, ka thënë ai. Kryetari i Nismës ka shtuar se për të ndryshuar gjendjen e keqe në vend nevojitet punë, shpresë dhe dëshirë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …