Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka informacione se zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore është shkaktuar si pasojë e një defekti elektrik. Në një prononcim para gazetarëve, ajo ka shtuar se nuk ka pasur djegie të mostrave, arkivit apo mbetjeve mortore në IML. “Nga vlerësimet e djeshme, ne kemi kuptuar që janë dy zyra në IML të ekspertëve mjeko-ligjor, nuk ka pasur djegie as të mostrave, as të arkivit të IML-së dhe as të mbetjeve mortore. Megjithatë, unë nuk mund të flas atë se çfarë mendoj. Neve na duhet që të presim ekspertët të na tregojnë se cilat janë shkaqet. Sipas informacioneve të para nga ta që kemi siguruar dje në orët e vona të mbrëmjes, ka pasur një defekt në sistemin elektrik. Ne tashmë planifikojmë që bashkë me personat përgjegjës ta bëjmë një vlerësim të rrezikshmërisë dhe uroj të jetë aksidentale dhe jo nga dora e njeriut, ka thënë Haxhiu, duke theksuar nevojën për hetime serioze në mënyrë që të hulumtohet nëse zjarri është vënë nga dora e njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …