Jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën, njëfarë zhongleri, i quajtur, Gani Jakupi, paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Shvarc. Ky farë, Gani Jakupi jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike. Një informacion i tillë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale nga liderë politikë, opozitarë dhe nga pjesëtarë të shoqërisë civile. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti, duke bërë përllogaritje me pagën e Jakupit, ka thënë se i njëjti në vit merr 90 mijë euro nga taksapaguesit e Kosovës. Ndërkaq kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë një intervistë të Jakupit më 2020 ku dëgjohet duke lavdëruar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. “28 tetor 2020 – Gazetari Agron Bajrami interviston artistin Gani Jakupi. I thurë lavde Kurtit dhe akuzon partitë e tjera për punësime familjare. 21 nëntor 2023 – Ambasadori Agron Bajrami e angazhon për konsulent artistin Gani Jakupi me 7500€ pagë mujore, ka nënvizuar, Dardan Molliqaj. Super-këshilltari ka shkëmbyer komente me një llogari në Facebook, duke thënë se ka te vërteta në raportim, por se nuk ka të drejtë ta komentojë publikisht.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …