Dëshmitarja e mbrojtjes, Safete Hadërgjonaj, gjatë paraqitjes së saj para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka thënë se për Pjetër Shalën, ka dëgjuar vetëm atëherë kur ai është arrestuar. Ajo ka deklaruar para trupit gjykues se iu ka dukur shumë qesharake kur e ka marrë ftesën si dëshmitare në këtë proces, për një person që kurrë nuk e kishte parë, më herët. E pyetur se a ka dëgjuar për ndonjë person me pseudonimin “Ujku”, dëshmitarja Hadergjonaj është përgjigjur se nuk ka dëgjuar asnjëherë. Zonja Safete Hadërgjonaj në gjykimin kundër luftëtarit të lirisë së Kosovës, Pjetër Shala, është dëshmitarja e gjashtë e mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …