Drejtori i “Zyrës së Serbisë për Kosovë”, Petar Petkoviq i ka njoftuar se për shkak të kushteve të papranueshme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 17 dhjetor nuk do të mund të mbahen edhe në Kosovë. Bazuar në kërkesën tuaj për të përcaktuar mundësinë e votimit për deputetë në Zgjedhjet Nacionale të Republikës së Serbisë të 17 dhjetorit 2023, që të mbahen në territorin e Kosovës, ne ju informojmë juve që aktualisht nuk është e mundshme të zbatohet procedura zgjedhore në Kosovë, në mënyrën siç do të ishte e pajtueshme me rregullimet ligjore, si dhe me shtetin dhe interesat kombëtare të Kosovës”, ka deklaruar Petkoviq, për mediet serbe. Ndërsa për arsyen e mos-mbajtjes, Petkoviqi shkruan se Albin Kurti e ka kushtëzuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohin e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …