Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, në manifestimin e Ditës Arbëreshe, ka mirëpritur shqiptarë nga e gjithë bota, ndër të cilët figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë, në një seri aktivitetesh të zhvilluara në vigjilje të Samitit të Tretë të Diasporës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotoalbumin, e takimit të madh mes shqiptarëve, kushtuar posaçërisht thesarit të paçmueshëm të arbëreshëve. Kryeministri Rama u shpreh se edicioni i tretë i Samitit të Diasporës vijon edhe sot me të ftuarit e nderit nga krejt trojet shqiptare. Gjatë ditës paraprake u organizuan panele me tema të ndryshme, që shërbyen si pikë takimi për të diskutuar mbi kontributin mbarëshqiptar në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës. Në mënyrë të veçantë, Arbëreshet vijojnë të kontribuojnë në zhvillimet e vendit tonë, me po të njëjtin përkushtim me të cilin kontribuojnë në zhvillimet e vendit ku jetojnë dhe punojnë, duke u shfaqur vazhdimisht si promovues dhe përforcues të marrëdhënieve mes dy popujve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …