leoni

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Sa herë që Qeveria ballafaqohet me skandale të mëdha, deputetët e shumicës flasin për veriun, Radoiçiqin, Rusinë

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri reagoi sot pas fjalimit të deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexha, i cili foli për sigurinë në veri dhe protagonistin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiqin. Ai  tha para deputetëve të Kuvendit se sa herë kjo Qeveri ka skandale të mëdha pjesëtarë të mazhorancës flasin për veriun, Radoiçiqin, mundësinë e sulmeve e Rusinë, Skandalet janë aq të mëdha sa që është problem nga duhet të fillohet. Abelard Tahiti në radhë të parë përmendi rastin e pagës prej 7.500 euro për këshilltarin Gani Jakupi, vjedhjet e armatosura, zjarre-vëniet në IML, dështimin e regjistrimit të popullsisë. Ai mendon se htyrja e regjistrimit të popullsisë ka ndodhur për t’i fshehur shifrat e frikshme të emigrimit. Prej ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet kemi parë përpjeke për ta penguar punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka saktësuar me këtë rast, Albelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …