Mustafa

Mustafa: Brexit-i nuk ndikon në integrimin e Kosovës në BE

Me gjithë dilemat, referendumi britanik nuk i dëmton proceset euro-integruese të Kosovës. Kështu është shprehur kryeministri Isa Mustafa, i cili ka thënë se Britania e madhe mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Pyetjes nëse ky referendum do të ndikojë në integrimin e Kosovës, kryeministri i është përgjigjur duke thënë se vendi ynë do të vazhdojë rrugën drejt familjes evropiane. “Mbretëria e Bashkuar ka qenë një përkrahëse e madhe e Kosovës në proceset euro-integruese. Megjithatë, perspektiva e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian është e hapur, duke pas parasysh orientimin e qytetarëve të Kosovës si dhe gatishmërinë e BE-së për të avancuar në integrimin e Kosovës dhe tërë rajonit”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …