Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, ish luftëtare e UÇK-së, ka filluar dëshminë e saj në Gjykatën Speciale, në Hagë. Gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja e Pjetër Shalës është pyetur edhe për Safete Hadergjonajn, Ramush, Daut e Agron Haradinajn si dhe për Shaip Musajn. Time Kadrijaj ka thënë se Safete Hadergjonajn e njeh, mirëpo ajo nuk është mjeke dhe nuk e ka takuar gjatë luftës. Më shumë kemi pas kontakte pas luftës, kur kemi qenë të dyja deputete. Ndërsa për Ramush Haradinaj, ka thënë se ka qenë ushtar i dalluar dhe se ai nuk ka qenë kurrë në Shqipëri. Për Agron Haradinajn, ka treguar se e ka parë në Koshare. Ajo ka sqaruar nuk ka qenë asnjëherë në Kukës në vitin 1999 dhe se nuk i ka ofruar ndihmë Milaim Zekës, kur ka qenë i plagosur. Ai është plagosur në Koshare dhe se aty iu ka ofruar ndihma mjekësore, ka thënë Time Kadrijaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …