Në kuadër të platformës elektronike “Rahoveci digjital”, në prag të festave të nëntorit është lansuar edhe një projekt shumë i rëndësishëm “Harta e lirisë”. Në këtë hartë janë paraqitur lapidarët e dëshmorëve, varrezat e dëshmorëve, varrezat e martirëve, pikat e zjarrit të UÇK-së, barrikadat, ambulancat, muzetë, shtëpitë që kanë shërbyer si shtabe të UÇK-së, shtëpitë që kanë shërbyer si baza të organizimit, strehë dhe logjistikë të UÇK-së. Komuna e Rahovecit ka njoftuar se harta është realizuar me programe bashkëkohore digjitale dhe hartografike, në bashkëpunim mes OVL – dega në Rahovec, Idriz Shala – ekspert i hartografisë, zyrtarët e komunës nga zyra e IT -së dhe kompania “Rama Print”.
Kontrolloni gjithashtu
Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve
Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …