Ish-kryeministri i Kosovës, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Hoti ka thënë se LDK-ja beson në ekonominë e tregut, konkurrencën e lirë dhe në iniciativën private për të ardhme e zhvillim. Ai ka deklaruar me këtë rast se sistemet e komanduara kanë dështuar dhe se ata që bëjnë përpjekje t’i ringjallin lodhen kot. Lidhja Demokratike e Kosovës beson në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …