Edhe 20 familje tjera, nga fshati Baks, po përfitojnë nga projekti i hapjes së bunarëve për ujë të pijshëm, pasi kanë vuajtur nga mungesa e tij. Kryetari Nura e ka vizituar sot Ganiun një nga përfituesit e këtij projekti, i cili është shprehur falënderues për ndihmën e ofruar. “Po nisim te Ganiu nga Baksi, si askund tjetër me kaq nevojë, projektin e përbashkët me Islamic Relief Kosova, për t’u bërë edhe ky bashkë me 20 familje tjera përfituese të hapjes së bunarëve, të cilat deri sot nuk e kanë pas gjënë më të nevojshme për jetë – ujin e pijes, duke përmbyllur kështu një fazë tjetër të punëve të mira që po bëhen në komunën tonë” ka shkruar kryetari Nura.