Kryeministri Kurti ka folur zhvillimet e fundit në Hagë, por ka përmendur vetëm rastin e Rexhep Selimit, tre të tjerët për të nuk ekzistojnë meqë duket është betuar në Bibël e Kuran, për të mos iu përmendur emrat. Albin Kurti duke folur para mediave e ka cilësuar si zhvillim negativ, pasi me këtë rast këtë e pësojnë familjet e të akuzuarve. Sigurisht qe bëhet fjalë për zhvillim negativ, meqenëse e pësojnë familjet, më të dashurit e atyre që po mbahen mbi 3 vjet në Hagë. Unë këtë dje e kam marr vesh nga deputetja, Shqipe Selimi, që është bashkëshortja e gjeneralit të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe njëkohësisht e kemi diskutuar edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, këtë zhvillim negativ. Ju e dini që ne i kemi mundësitë e kufizuara për të pasur çfarëdo ndikimi, mirëpo natyrisht jemi duke menduar se si mund të ndihmojmë”, u shpreh kryeministri Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …