Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, thotë se situata e sigurisë në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në veri, është përmirësuar

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash, është cituar të ketë deklaruar  se situata e sigurisë në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në veri gjatë muajve të fundit  është përmirësuar. Gjenerali Ulutash ka thënë se NATO-ja i është përgjigjur shpejt dhunës së fundit në veri, duke vendosur edhe 1 000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë. Në një intervistë për mediumin serb “Tanjug” ai ka deklaruar se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, duke përfshirë edhe pikat kufitare. KFOR-i gjithashtu vazhdon të krijojë kornizën e sigurisë të nevojshme për përparimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, që është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …