Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se mund të njohë shtetin e Palestinës. Lidhur me këtë qëndrim të Spanjës ka reaguar ashpër ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, i cili e ka dënuar këtë deklaratë. Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit thirri ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës për shkak të deklaratave të kryeministrit ë të Spanjës dhe De Crosit në Egjipt. Mesazhin e ka dërguar edhe vetë, ministri izraelit, Cohen i cili ka thënë se ne dënojmë deklaratat e krerëve të qeverive të Spanjës dhe Belgjikës që sipas gjykimin të tij këtë dy shtete po e mbështetkan terrorizmin. Për këto deklarata foli edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit. Autoritetet izraleite nuk flain për krimin e tyre shtetëror, duke pretenduar se ata kanë të drejtë të vrasin madje krejt palestinezët, nëse nuk i bindën politikve cioniste e fashiste izraelite. Edhe kryetari amerikan, Xho Bajden nën presionin e demokratëve ka deklaruar se zgjidhja e vetme e konfliktit është pranimi i shtetit të Palestinës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …