Në 150 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetorin e vrasjes së heroit kombëtar Hasan Prishtina, fondacioni me të njëjtin emër ka mbajtur aktivitete në Tiranë, Shkup, Selanik, Dibër. Sot është inaugurua busti i tij, në Prishtinë, Eshtrat e Hasan Prishtinës, i ka riatdhesuar për herë të parë Qeveria e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke i nxjerrë nga Selaniku dhe duke i varrosur në Kukës, qysh në vitin 1997. Hasan Prishtina u vra më 13 gusht të vitit 1933, në Selanik, nga regjimi monarkik i Ahmet Zogut, i cili paraprakisht kishte vrarë edhe Avni Rrustemin, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarët të tjerë, ndër më të njohurit e më meritorët të kombit shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …