Sulmet ajrore ruse në Siri nuk kanë të ndalur, pavarësisht armëpushimit. Rusët dhe forcat assadiste kanë vrarë 50 civilë në një fshat ë Sirinë lindore, njofton Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër. Organizata thotë se sulmet ajrore që e kanë goditur fshatin Al Kuria, kanë vrarë 47 persona, përfshirë edhe 31 civilë. Grupi në fjalë thotë se nuk është ende e qartë nëse 16 personat e tjerë janë civilë apo luftetarë të IS-it. Militantët e IS-it kontrollojnë shumicën e krahinës ku gjendet fshati ku është bërë sulmi, afër kufirit të Sirisë me Irakun. Aeroplanët rusë po kryejnë sulme të vazhdueshme ajrore në përkrahje të pushtetit të diktatorit vrastar, alavit, Bashar al Assad.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga 100 eurove për çdo fëmijë dhe pensionist
Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga …