Njohësit e fushës së ekonomisë e kanë kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti për shpenzimin e buxhetit të Kosovës. Ata kanë thënë se planifikimi i shumës më të madhe të mjeteve për subvencionim dhe shuma më e vogël për investime kapitale, është qasje e gabuar. Qeveria Kurti ka planifikuar që vlera për subvencione për vitin 2024, të jetë mbi 1 miliard eurove, ndërsa për shpenzime kapitale 850 milionë euro. Drejtori i Institutit “Riinvest”, Alban Hashani ka thënë për Ekonomia Online se ndonëse rekomandohet që vlera për investime kapitale në nivel të planifikimit të jetë më shumë se 1/3, ne fatkeqësisht në nivel të planifikimit e kemi më të vogël, përderisa barrën më të barrën më të madhe e ka pjesa e subvencioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …