Sot (më 27 qershor 2016), në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, organizojnë Akademi Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kroacisë dhe 85-vjetorit të vrasjes së historianit dhe albanologut të shquar kroat me famë botërore, Dr. Milan Shuflaj (Milan Šufflay) (1879-1931), në shenjë vlerësimi, nderimi dhe mirënjohjeje të përhershme për jetën dhe veprën e Tij në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në këtë akademi do të marrin pjesë figura të shquara të jetës politike dhe akademike nga Kosova dhe nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kundërshtimet për mbylljen e qeverisë, po bëhen testi i parë i madh, i ndikimit të kryetarit Trump mbi republikanët, në Kongres
Mosmarrëveshjet për mbylljen e qeverisë në dhjetor të vitit 2024 po bëhen testi i parë …