Krerët e vendeve themeluese të Bashkimit Europian, të zemëruara nga dalja e Britanisë së Madhe nga Unioni, pretendojnë që Londra zyrtare t’ i fillojë sa më shpejt negociatat për të dalë nga blloku. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier pas mbledhjes me ministrat e pesë vendeve të tjera anëtare, të cilat 60 vjet më parë themeluan Unionin. Shefi i diplomacisë gjermane ka bërë me dije se Franca, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu kanë zgjedhur të ushtrojnë presion ndaj qeverisë britanike, për të shmangur tejzgjatjen e tranzicionit të largimit, pas referendumit të 23 qershorit. “Negociatat duhet të fillojnë sa më parë”, ka thënë Steinmeier, i rrethuar nga ministrat evropianë. Mirëpo këtë nxitim dhe “hakmarrje” nuk e ka përkrahur kancelaria, Angela Merkel e cila ka bërë thirrje për qëndrim të matur dhe jo për demonizim të Anglisë.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …