Një anije mallrash me 13 anëtar të ekuipazhit është zhdukur pranë ishullit grek, Lesbos. Njoftohet se shkak i zhdukjes së saj është moti i keq dhe stuhitë që kanë shkaktuar dallgë të mëdha me një lartësi prej 3 metrash. “Anija ishte rrugës drejt Stambollit nga Aleksandria, Egjipti, dhe po barte 6 mijë tonë kripë, tha roja bregdetare greke. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 14 anëtarë, përfshirë tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare” njofton Radio Evropa e Lirë. Anija kishte raportuar për një problem mekanik në orën 7:00 të dielën në mëngjes dhe e kishte dërguar një sinjal shqetësimi para se të zhdukej rreth tetë kilometra në veriperëndim të Lesbos, janë cituar të kenë thënë autoritetet greke. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 14 anëtarë, përfshirë tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare. Një anëtar egjiptian i ekuipazhit është shpëtuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …