Shtetet arabe dënuan deklaratat raciste e fashiste të Geert Wildersit, politikanit që fitoi zgjedhjet, në Holandë

Shtetet arabe dënuan deklaratat raciste e fashiste të Geert Wildersit, politikanit që fitoi zgjedhjet, në Holandë

Shtetet arabe si, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe,  Bahreini, Jemeni e Liga Arabe dënuan deklaratat e Geert Wilders, politikanit të ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet e kësaj jave në Holandë. Autoriteti Palestinez e etiketoi deklaratën e tij se palestinezët duhet të zhvendosen në Jordani, si një thirrje për përshkallëzim të agresionit kundër popullit të tyre dhe ndërhyrje të hapur në punët dhe të ardhmen e tyre. Deklaratat e papërgjegjshme të parlamentarit holandez Geert Wilders konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe refuzohen dhe dënohen, nënvizoi ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Holandë. Politikani populist dhe anti-islamik i ekstremit Wilders, udhëheqës i Partisë së Lirisë njihet për mbështetjen e tij të fortë për Izraelin. Vitet e fundit, ai ka mbrojtur të drejtën e Izraelit për të krijuar vendbanime në Bregun Perëndimor dhe shpesh ka përsëritur idenë se Jordania është Palestinë, duke sugjeruar se konflikti midis palestinezëve dhe Izraelit mund të zgjidhet duke zhvendosur palestinezët në Jordani. Edhe ky politikan i prejardhjes inkuizicionale, fashiste, njëjtë më kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson,  mbështesin gjenocidin e Izraelit mbi  popullatën civile, veçmas vrasjen e fëmijëve palestinezë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar sot, në Bruksel, me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim, Gert Jan Koopman

Kryeministri Albin Kurti,  është takuar sot në Bruksel me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim Gert …