Vucic

Vuçiq: Nuk do ta nënshkruaj Marrëveshjen bazike me Kosovën, por populli në Serbi duhet ta dijë se do të kemi pasoja

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare insiston në nënshkrimin e marrëveshjes bazike me Kosovën, të cilin e ka refuzuar, por saktëson se populli i Serbisë duhet ta dijë që kjo do të ketë pasoja. Gjatë një takimi me qytetarë  tha se ditët, javët dhe muajt që po vijnë nuk do të jenë të lehtë për Serbinë, pasi që përfaqësues të BE-së dhe Amerikës do të përpiqen të zgjidhin shumë gjëra në Kosovë, para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe para zgjedhjeve evropiane. Vuçiqi ka komentuar edhe takimin që do ta ketë me gjeneralin Moisiloviq, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare insiston në marrëveshjen bazike me Kosovën, edhe pse e  kam thënë pesë herë deri tani. Ju  tashmë e dini që Kosova ka sanksione, ndaj të gjithë kërkojnë që edhe ne të futemi në sanksione Ai është pyetur sërish nëse do të nënshkruaj marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit. Vuçiq  ka thënë se këto gjëra nuk do të jenë të thjeshta për Serbinë dhe është e nevojshme të ruhet stabiliteti dhe të mendohet se si dhe në çfarë mënyre do të bëjnë në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …