Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, sot nga ora 10:00 deri në orën 13. 00 po e mban “DITËN E HAPUR’’. Manifestimi qendror po mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë. Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Burim, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku janë ekspozuar pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së. Gjithashtu, duke filluar nga ora 19:00, jepet koncertin e bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës, i cili do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.