leoni

Arbëreshë Kryeziu: Kosova, nuk mund të zbatojë marrëveshjet në mënyrë të njëanshme dhe Serbia të favorizohet nga BE-ja

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu, ka deklaruar se Kosova, nuk mund të zbatojë marrëveshjet në mënyrë të njëanshme, ndërsa Serbia të favorizohet nga ndërmjetësuesit e BE-së. Ajo kritikoi  BE-në se nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj Serbisë e cila, po shihet se nuk e do normalizimin e marrëdhënieve. Shqetësuese në këtë rast është që BE-ja qëndron indiferent në raport me këto marrëveshje dhe nuk po e ndryshon qasjen ndaj Serbisë dhe ajo vazhdon përsëri ta shkelë marrëveshjen duke treguar që nuk janë të interesuar për normalizim të marrëdhënieve ndërsa tash e kemi për draftin modern të asociacionit dhe ata prape po e shkelin marrëveshjen duke kërkuar që asociacioni të bëhet në formën që Vuqiçi po dëshiron… dhe pikërisht animi i ndërmjetësuesve po shkakton telashe në arritjen e një normalizim gjithnjë për faktin se kanë dhënë preferenca për propozimet e Vuqiçit dhe në vazhdimësi ka pabarazi në proces dhe kjo është arsyeja se pse Serbia është në pozitë ti shkelë këto marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …