Kazerma “Adem Jashari”, në Prishtinë, ishte e stërmbushur me vizitorë, të cilët takuan pjesëtarë të FSK-së dhe panë pajisjet e tyre

Kazerma “Adem Jashari”, në Prishtinë, ishte e stërmbushur me vizitorë, të cilët takuan pjesëtarë të FSK-së dhe panë pajisjet e tyre

Kazerma, “Adem Jashari”,  në Prishtinë, sot ka qenë e stërmbushur  me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Përveç autoriteteve të larta shtetërore, një numër  më i madh i vizitorëve ishin nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, por edhe nga qytete të tjera. Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë mirëpritur edhe në  kazermat e tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës si në Mirtovicë, Prizren,  Burim, Gjilan, Ferizaj, Pomozatin.  Ata  morën pjesë në aktivitetet e “Ditës së Forcës” e cila çdo  vit shënohet me 27 nëntor. Kjo forcë  ushtarake e  vendit u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kalaja e Prizrenit në pulla postare të Kosovës

Kalaja e Prizrenit në pulla postare të Kosovës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim një emision të …