Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Ushtria po ngritë kapacitetet e saj në vazhdimësi përmes investimit në armatime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ushtria po ngritë kapacitetet e saj në vazhdimësi përmes investimit në armatime. Ai  theksoi se festat e nëntorit historikisht i kanë bashkuar shqiptarët anembanë trojeve. Po fillojmë festën me Ditën e Forcës, ushtrisë që është jetësim i ëndrrës tonë shekullore, simbol krenarie e garancë e një jetë të sigurt për gjithë qytetarët e Republikës, kufi i pakalueshëm për këdo që tenton të cenoj territorin e këtij shteti”, ka thënë Maqedonci. Ushtria jonë po ngritë kapacitetet e saj në vazhdimësi përmes investimit në armatime, përmes vajzave dhe djemve sypatrembur që me krenari e fisnikëri bartin uniformën e FSK-së, emblema e së cilës është e përbashkëta e kombit, shqiponja e flamurit që na rikujton idealet e dëshmorëve tanë, historinë poaq sa edhe origjinën që përtej kufijve e në secilin prej nesh frymon lirshëm”. Ministri i Mbrojtjes theksoi se synimi është anëtarësimi në NATO. “Shumë rrugë kemi bërë që nga dalja e parë publike e UÇK-së e deri tek formimi i ushtrisë sonë FSK-së në shtetin e pavarur të Kosovës”. “Luftuam për të drejtën, lirinë, për paqen, dhe përpjekjet e popullit tonë liridashës do të vazhdojnë përkrah partnerëve tanë strategjik. Synimi ynë është anëtarësimi në familjen evropiane dhe në NATO, nga ku do i kontribuojmë paqes që duhet mbizotëruar gjithandej globit, mbrojtjes së vlerave demokratike që janë kusht i domosdoshëm për ekzistencën e njerëzimit, lirisë universale të njeriut. Urime të gjithëve Dita e Forcës, Dita e Ushtrisë sonë!”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …