Përveç në Vlorë, Tiranë, Shkup e në Prishtinë, vizita të shumta janë bërë edhe në Kompleksin Memorial, Adem Jashari, në Prekaz

Përveç në Vlorë, Tiranë, Shkup e në Prishtinë, vizita të shumta janë bërë edhe në Kompleksin Memorial, Adem Jashari, në Prekaz

Përveç në Vlorë, Tiranë, Shkup e në Prishtinë dhe në qytete të tjera, ku po përkujtohet 111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, vizita të shumta po bëhen edhe në Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz të Drenicës. Qysh në orën e mëngjesit kanë filluar vizitat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekaz,  ku prehet në përjetësi komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari dhe 56 Jasharët e tjerë të rënë në luftë për liri, më 5.6. dhe 7 mars të vitit 1998.

Kompleksin Memorial në Prekaz e kanë vizituar edhe udhëheqës institucionesh të vendit, shoqatat e luftës së UÇK-së dhe qytetarë të shumtë liridashës të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës Lindore e të trevave të tjera shqiptare. Prekazi prej viti 1998 është kthyer në një vend pelegrinazh të shqiptarëve, ashtu si Kruja e Skënderbeut, Tepelena e Ali Pashës, Vlora e Ismail Qemalit,  Prizreni i Lidhjes Shqiptare, Kulla e Haradinajve,  në Gllogjan,  dikur Gjirokastra e Enver Hoxhës  e vende të tjera, me rëndësi të historisë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …