Ministri, Maqedonci, me krerët shtetërorë, gjeneralë e oficerë, bëri homazhe në Kompleksin Memorial, “Adem Jashari”, në Prekaz

Ministri, Maqedonci, me krerët shtetërorë, gjeneralë e oficerë, bëri homazhe në Kompleksin Memorial, “Adem Jashari”, në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes,  Ejup Maqedonci, së bashku me krerët e lartë shtetërorë, gjeneralët, oficerët dhe zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të  Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai ka deklaruar me këtë rast se  28 Nëntori shënon disa nga  ngjarjet më të rëndësishme të popullit tonë. Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit në Vlorë, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të tri ngjarjet dhe të gjithë protagonistët e këtyre ngjarjeve tërë jetën e tyre punuan për një komb, një gjuhë dhe një Flamur”, ka shkruar Ministri Maqedonci, i cili me kërë rast ka shkruar: Urime të gjithëve 28 Nëntori, të festojmë e të punojmë bashkë dhe t’i shërbejmë bashkë  kombit tonë!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …