leoni

Arbër Ademi: Përkrahje për Ukrainën, por edhe për Maqedoninë e Veriut për fillim të negociatave

Arbër Ademi: Përkrahje për Ukrainën, por edhe për Maqedoninë e Veriut për fillim të negociatave

Gjatë ditës së dytë të punës të mbledhjes së 70-të plenare të Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamenteve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (KOSAK) në Madrid, u debatua për situatën e Ukrainës dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, në të cilën Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane mori pjesë në përbërje, Arbër Ademi, kryetar i Komisionit, Bllagica Llasovska dhe Sanella Shkrijel, anëtare të Komisionit.

Në këtë sesion morën fjalë Admirali Huan Francisko Martinez Nunjez, Sekretar i Përgjithshëm për Politikën e Mbrojtjes, Xhuliomaria Terzi di Santaagata, kryetare e Komisionit të Politikave të BE-së të Senatit të Republikës së Italisë, pastaj fjalë mori Ivana Klimpush-Cincadze, kryetare e Komisioni të Integrimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian i Parlamentit të Ukrainës. 

Gjegjësisht, në këtë sesion kushtuar Ukrainës, u theksua se Komisioni Evropian publikoi vlerësimin e tij për gjendjen e progresit të Ukrainës dhe sugjeroi hapjen e negociatave për anëtarësim me Ukrainën, gjë që pritet të konfirmohet në mes të dhjetorit në samitin e BE-së në Bruksel.

Në këtë temë, fjalë mori edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, i cili theksoi se invazioni rus në Ukrainë po e transformon thellësisht Evropën. BE-ja përballet me sfidën e zbatimit të masave të paprecedentë në disa fusha të politikave, shtoi Ademi. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut përpiqet për respektimin e parimeve të së drejtës publike ndërkombëtare dhe parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve anëtare të KB. Republika e Maqedonisë së Veriut dënoi invazionin rus të Ukrainës dhe shpreh keqardhjen e vërtetë për vuajtjet e Ukrainës dhe popullit të saj. Ademi nënvizoi se ne mbështesim aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në BE, por u bëri thirrje përfaqësuesve evropianë që të mos harrojnë të vlerësojnë përpjekjet e Maqedonisë së Veriut sepse ekonomia, kultura dhe historia jonë janë në themelet e Evropës, gjeografikisht jemi në qendër të saj dhe një komb që ne i përkasim familjes evropiane. Ai theksoi se shpreson se BE-ja do t’i zgjidhë me sukses sfidat me të cilat përballet dhe se politika e zgjerimit nuk do të vihet në pikëpyetje.

Madrid, 28 nëntor 2023

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …