Anthony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë

Kryediplomati amerikan e konsideron Shqipërinë aleat dhe partner, teksa ka theksuar se lidhja në mes të dy vendeve është e qëndrueshme. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë dhe partnerë të NATO-s të angazhuar për të forcuar përpjekjet e Shqipërisë për Reformën në Drejtësi, për të çuar më tej bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe për të vazhduar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë. Ju falënderojmë për mirëpritjen tuaj bujare të afganëve dhe mbështesim fuqishëm integrimin tuaj të plotë në komunitetin euroatlantik, veçanërisht përmes përparimit në reformat e sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në vitet 2015-2017. Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën. Lidhja midis kombeve tona, e bazuara në vlera, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Puna jonë e përbashkët le të vazhdojë të përparojë”, thuhet në mesazhin e urimit të sekretarit amerikan, Blinken.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …