Partia Social Demokrate sot do të mbajë protestë kundër vizitës në Kosovës të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se mes shkaqeve të shumta që i kanë shtyrë ata të protestojnë kundër kësaj vizite, është edhe vendimi i fundit i kësaj gjykate për ndalimin e vizitave, një vendim skandaloz dhe shkelje e të drejtave të njeriut. sot në ora 14:30 në hotel Sirius është paraparë të vie kryetarja e Gjykatës Speciale. Siç e dini çdo vizitë të saj PSD-ja e ka kundërshtuar duke u bazuar në parimin që kjo gjykatë është gjykatë e cila nuk respekton rendin kushtetuese e demokratik të Kosovës. Vepron jashtë tij, dhe simbolet e Kosovës nuk i ka fare. Në anën tjetër përveç persekutimit, është intensifikuar persekutimi i padrejtë e arbitrar prej konfiskimit të telefonave të qytetarëve që kanë qenë pjesë e luftës, deri te bastisjet në mënyrë të paligjshme. Ajo që mundemi me thënë e që bëjmë thirrje kjo vizitë është e papranueshme, e patolerueshme, dhe zonja në fjalë është jo e mirëpritur në Kosovë. Nuk besojmë që mund të sillemi normalisht karshi një gjykate që nuk është normale” ka theksuar kryetari i Partia Social Demokrate, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …