Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, e ka përgëzuar fituesin e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare – Skenderaj 2023”, Kastriot Seferin, një zë i veçantë i vlerësuar edhe nga juria profesionale, që bashkë me rreth 45 rapsodë e grupe rapsodësh, madhështuan edhe sivjet këtë ngjarje të madhe artistike, ashtu siç është madhështore figura qendrore e festivalit – Hamëz Jashari. Kryetari Nura i ka falënderuar rapsodët, publikun që u kënaq për tri net më radhë, jurinë me emra të mëdhenj të artit, të ftuarve, Bordit të Festivalit dhe gjithë të tjerëve që dhanë kontribut për një ngjarje kaq të madhe artistike, në këtë përvjetor të Pavarësisë së Shqipërisë!