leoni

Erald Kapri: Kurti u kthye në qendër të vëmendjes në Vlorë krah Ramës, për vëmendje mediatike siç bëri edhe në stadium

Historiani, Erald Kapri i cilësoi hipokrite koncertet e organizuara nga bashkitë për festën e Pavarësisë. Ai për Euronews Albania, Kapri u shpreh se në këto momente shqiptarët kanë më shumë nevojë për reflektim se sa për festim. Ardhja e papritur e Kurtit në Vlorë për Ditën e Pavarësisë është për protagonizëm. Mesa kuptova unë Kurti thjesht zbatoi protokollin në respekt të ditës historike që edhe kjo ha diskutim a është e vërtetë apo pak hipokrite, mesa duket edhe Kurti bën politikë. U kthye në qendër të vëmendjes dhe erdhi në Vlorë krah Ramës pasi Kurti e ka qejf vëmendjen mediatike siç bëri edhe në stadium. Erdhi e papritur, njoftoi një ditë më parë që do jem në Tiranë për 28 nëntor. Këto lloj festash me ca protokolle dhe koncerte janë kaq hipokrite që ngjajnë me një patriotizëm i rrejshëm, që i shërben vetëm politikës së momentit. Në vetvete nuk shërbejnë për asgjë tjetër, ne kemi nevojë për të reflektuar më shumë se sa për të festuar. 111 vite më parë ishin vendi më i parëndësishëm dhe i varfër i Evropës dhe vazhdojmë të jemi”, tha Erald Kapri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …