Qytetarët në komunën e Fushë-Kosovës po ankohen për mungesë të dezinfektimit, pasi që në këtë stinë po përballen me mushkonja. Për këtë arsye, zyrtarë komunalë kanë paralajmëruar se dezinfektimi në Fushë-Kosovë do të fillojë në muajin korrik. Ali Topalli, zëdhënës i kësaj komune, bën të ditur se autoritetet lokale janë në fazën e përgatitjeve për këtë aksion. Ai ka thënë se problemi me mushkonjat është shqetësim jo vetëm për këtë komunë, ndërsa ka kërkuar nga Qeveria që të marrë nismë për dezinfektimin e krejt territorit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …