Komiteti për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit, mbajti sot mbledhjen e pestë (5) të rregullt për këtë vit të kryesuar nga znj. Vlora Vuçitërna Çmega. U aprovuan dhe u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e anëtarëve të Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
-
Vizitë e QKMF-së në Rahovec;
-
Vizitë e AMF-së në Lagjen e Komuniteteve;
-
Vizitë e AMF-së në Lagjen e Epërme në Rahovec.