Për Ditën e Çlirimit të Shqipërisë kryetari i Shtetit, Bajram Begaj poston tri fjali, kryeministri Rama, vetëm një

Kryetari i Shqipërisë,  Bajram Begaj, përmes një postimi,  ka ndarë disa foto nga homazhet e zhvilluara te “Varrezat e Dëshmorëve”, ndërsa ka uruar festën e Çlirimit të Shqipërisë. Ai u shpreh nderim të përjetshëm ndaj atyre që na dhuruan lirinë, shkruan Begaj. Vetëm këto fjalë i ka “stolisur” kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj për Çlirimin e vendit, pa vënë në pah rreshtimin e Shqipërisë me koalicionin Antifashist  botëror, pastaj  sakrificën, gjakun e derdhur rrëke  dhe rënien në luftë të 28 mijë dëshmorëve.

Kryeministri, Edi Rama është mjaftuar ta shënojë këtë Ditë Historike,  vetëm me një fjali, kalimthi, për të treguar se edhe këtë po e bën sa për sy e faqe. Po sa sy e faqe ka treguar me këtë rast, këtë e ka vërtetuar jo vetëm njëherë, por sa herë vjen 29 nëntori, Dita e Çlirimit të Shqipërisë. Ajo  u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944  me forca të veta, pa e ftuar Armatën e Kuqe Sovjetike, sikur bënë pothuajse të gjitha shtetet e Ballkanit dhe të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …